Site icon Telegrafi

Ka nisur procesi i numërimit të votave për deputetë në Gjakovë

Pas numërimit të votave të përgjithshme nga zgjedhjet e mbajtura me 9 shkurt në Gjakovë tashmë ka nisur edhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Një gjë të tillë për Telegrafin e ka konfirmuar, Zyrtari i Lartë i KKZ-së, Armir Rexhaj.

“Po, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Gjakovë ka nisur sot nga ora 16:00.”, ka thënë Rexhaj.

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë, ku dalja e qytetarëve në që kishin të drejtë vote në këto zgjedhje sipas KQZ-së ishte 40.59%, ose 799 mijë e 954 qytetarë nga 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë sa kishin të drejtë vote. /Telegrafi/

Exit mobile version