Site icon Telegrafi

Ka nënshkruar për Tottenhamin, por Maddison dikur e ofendonte klubin dhe yllin e kësaj skuadre

Mesfushori i Anglisë, James Maddison është lojtar i ri i Tottenhamit pasi nënshkroi dje kontratë deri në vitin 2028, por ai mund të ketë disa probleme në klubin e tij të ri.

Përkatësisht, janë postimet e Maddison në rrjetet sociale nga viti 2012 dhe 2013, kur ai ofendoi Tottenhamin dhe Gareth Bale, tani janë bërë publike.

“E urrej Bale aq shumë. Qetësohu majmun. Wilshere është 10 herë më i mirë se ti, shimpanze,” shkroi ai në Twitter në nëntor 2012.

Disa muaj më vonë ai mbështeti edhe Liverpoolin në një duel kundër Tottenhamit.

Lexo po ashtu Zyrtare: James Maddison kalon te Tottenham

“Shpresoj që Luis Suarez të shkatërrojë Tottenhamin. Nuk më pëlqejnë ata. Sidomos ai majmun për të cilin të gjithë po flasin”, ka thënë Maddison në mars 2013.

Ndonëse shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, fansat kanë arritur të “gërmojnë” postimet e tij, të cilat ai i ka fshirë menjëherë.

Kujtojmë, Leicester mori një dëmshpërblim prej rreth 40 milionë dollarësh për lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version