Kalidou Koulibaly është një nga mbrojtësi më të mirë në futbollin evropian.
Mbrojtësi i Napolit në sezonet e fundit ka befasuar me kualitetet e tij, ai shpesh herë ka befasuar me qetësinë në situata të ndryshme.
Një gjë e tillë u pa edhe në fitoren ndaj Spalit në Serie A, ku skuadra e tij e fitoi me rezultat 1-0. Senegalezi edhe pse ishte në presionin e dy lojtarëve kundërshtarë, ai e menaxhoi situatën në mënyrë të mrekullueshme.
Kalidou Koulibaly. pic.twitter.com/G1O5u4F3VF
— SSC Napoli France (@NapoliCFrance) December 22, 2018
27-vjeçari shpesh herë është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale nga tifozët, një nga ato ishte kur në tentim për të ndalur Kylian Mbappen, ku kishte shtyrë qëllimisht Mario Ruin drejt francezit.
https://www.youtube.com/watch?v=U2bRPTtiu9A
Koulibaly ka treguar shumë herë që nuk i ka problem duelet një me një edhe me sulmuesit më të mirë në botë për momentin, këtë e ka treguar edhe gjatë në momenti tjetër me sulmuesin e PSG-së.
Për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra, por paksa është problem çmimi i tij prej 100 milionë eurosh i vendosur nga Napoli.
Ai iu bashkua skuadrës italiane në vitin 2014 nga Genk për 6.5 milionë funte (7.2 milionë euro). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EJaoHTze-3I