Site icon Telegrafi

Ka fituar miliona euro, por futbollisti Sissoko u largua nga Anglia pa i paguar faturat e energjisë elektrike – lojtari e mohon

Ish-futbollisti i Kombëtares së Francës, Moussa Sissoko, duhet të paguajë më shumë se 70,000 euro pasi nuk i ka paguar faturat e energjisë elektrike gjatë qëndrimit në Angli.

Mesfushori 33-vjeçar me përvojë, i cili kaloi pesë vjet te Tottenham dhe luajti edhe për Newcastle dhe Watford, ka grumbulluar borxhe në apartamentin e tij në Londër, raportojnë mediat angleze.

Si rezultat, ai mori një vendim nga Gjykata, e cila vendosi se ai duhet të paguajë mbi 70 mijë euro borxh, edhe pse ai dhe gruaja e tij Marylou Sidibe u larguan nga banesa në fillim të këtij viti kur ai u transferua në Nantes.

Sissoko, i cili dikur fitonte rreth 5 milionë euro në vit, nuk mund t’i shmanget pagesës së faturave dhe ka marrë qartë informacionin se pavarësisht se do të shkojë në Francë, do t’i duhet të shlyejë detyrimet.

Por nuk ka vonuar shumë dhe lojtari e ka mohuar lajmin e publikuar nga The Sun.

Futbollisti me origjinë nga Mali ka luajtur 71 ndeshje me fanellën franceze dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version