Site icon Telegrafi

Ka filluar turneu Major i video-lojës Dota 2 PGL Arlington Major 2022

Turneu Major i Dota 2, PGL Arlington Major, ka filluar dje (e enjte), ku 17 ekipe do të garojnë për një grup çmimesh rreth 500.000 dollarë.

Turneu i cili po mbahet në qytetin Arlington të Teksasit pritet të zgjasë rreth dhjetë ditë, ku 17 ekipe të ndara në dy grupe po garojnë për çmimin e vendit të parë prej 200.000 dollarësh si dhe pikë të ‘Pro Circuit”.

Ndeshjet e para të grupeve tashmë kanë përfunduar, ku vendin e parë në grupin A për momentin e mban ekipi Liquid, ndërsa në grupin B në vendin e parë është ekipi Team Aster.

Të gjitha ndeshjet janë duke u transmetuar në kanalet zyrtare të PGL, në platformat Twitch dhe Youtube.

Më poshtë i gjeni 17 ekipet pjesëmarrëse të turneut, të ndara në dy grupe:


Grupi A

Team Liquid
Fnatic
OG
Outsiders
PSG.LGD
Royal Never Give Up
Soniqs
Talon Esports
Thunder Awaken


Grupi B

Team Aster
Team Spirit
BOOM Esports
Entity
Na’Vi
Tundra Esports
beastcoast
Evil Geniuses


/Telegrafi/

Exit mobile version