Site icon Telegrafi

Ka filluar turneu më i madh i Dota 2 – The International

The International tashmë ka filluar, turneu më i madh i video-lojës Dota 2, ku ekipet më të mira të botës garojnë për një grup çmimesh që kalon vlerën 16 milion dollarë.

Sezoni i 11 –të i The International ka filluar me fazën e grupeve sot (e shtunë) dhe do të vazhdoj me ndeshje për tri ditë radhazi.

Nga data 20 deri me datën 23 tetor do të mbahet faza e Play-Off, ndërsa ndeshjet finale do të zhvillohen nga data 29 deri më 30 tetor.

Deri më tani si shpërblime janë mbledhur më shumë se 16 milion dollarë, dhe kjo shumë vazhdon të rritet përderisa turneu zhvillohet.

Ekipet të cilat janë duke treguar formën më të mirë deri më tani janë ekipi OG dhe Evil Geniuses, të cilat numërojnë nga dy fitore dhe asnjë humbje në grupin A.

Turneun më të madh të Dota 2 – The International mund ta shikoni në kanalin zyrtar të PGL në platformën Twitch.

Më poshtë i gjeni ekipet pjesëmarrëse në sezonin e 11 –të të The International:

Grupi A

Evil Geniuses
OG
Royal Never Give Up
Gaimin Gladiators
Hokori
Team Liquid
BOOM Esports
PSG.LGD
Soniqs
BetBoom Team

Grupi B

Team Secret
Team Spirit
beastcoast
Entity
Fnatic
Talon Esports
Team Aster
Thunder Awaken
TSM
Tundra Esports

/Telegrafi/

Exit mobile version