Tashmë kanë përfunduar ndeshjet e raundit të parë në turneun kualifikues IEM Road to Rio Europe, turne kualifikues ky për Majorin e madh të CS:GO i cili do të mbahet në Brazil.
Gjithsej 32 skuadra të ndara në dy grupe janë duke garuar në Malta, dhe vetëm 16 prej tyre do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun e madh, IEM Rio Major, i cili shpërndan çmime në vlerë 1.2 milion dollarë.
Shumica e ekipeve favorite kanë arritur që të fitojnë ndeshjet e tyre, FaZe për pak sa nuk u befasua nga ekipi GamerLegion, ku fitoi me vështirësi në vazhdime 28-25.
Teams on the left side win, we don't make the rules 🤷♂️
Here are the full results of the first round of #IEM Road to Rio: Europe RMR B ⤵️ pic.twitter.com/zidhducaOW
— HLTV.org (@HLTVorg) October 4, 2022
Astralis u mposht nga NiP me rezultat 16-12, ndërsa ekipi shqiptar Bad News Eagles arriti që të fitoi ndaj ekipit turk Eternal Fire me rezultat 16-14.
Më poshtë i gjeni rezultatet e të gjitha ndeshjeve të raundit të parë:
IEM Road to Rio Europe A:
NiP 16 – 12 Astralis
Aurora 4 – 16 fnatic
FaZe 28 – 25 GamerLegion
Spirit 16 – 9 1WIN
Cloud9 16 – 6 B8
G2 16 – 0 ECSTATIC
Sprout 19 – 17 forZe
Bad News Eagles 16 – 14 Eternal Fire
IEM Road to Rio Europe B:
Na’Vi 16 – 5 Illuminar
MOUZ 16 – 10 OG
BIG 16 – 3 Sangal
ENCE 16 – 8 HEET
Heroic 16 – 5 SAW
Falcons 16 – 9 K23
Vitality 16 – 6 FANTASY
Outsiders 16 – 9 Monte
/Telegrafi/