Telegrafi

Ka filluar turneu i CS:GO – BLAST Premier Fall Groups 2023

(Foto: HLTV)

Garat në CS:GO janë rikthyer me fillimin e turneut BLAST Premier Fall Groups.

Gjithsej 12 skuadra janë duke garuar në Kopenhagë të Danimarkës në turneun BLAST Premier Fall Groups.

Në këtë turne ndahen çmime në vlerë prej 177 mijë dollarësh për skuadrat pjesëmarrëse.

Tashmë janë zhvilluar dy ndeshjet e para në këtë turne, ku nuk kanë munguar as befasitë.

Vitality kanë mposhtur ekipin Evil Geniuses me rezultat 2-0, ndërsa NIP kanë pësuar humbje ndaj Complexity.

Ndërkaq nesër (e premte) do të zhvillohen tri ndeshje tjera interesante në kuadër të këtij turneu, më poshtë e gjeni orarin e tyre.

12:00 Heroic – BIG
15:00 Na’Vi – Astralis
18:30 FaZe – OG

/Telegrafi/