Tetë skuadra janë në garë për një grup çmimesh prej 425.000 dollarësh në turneun Blast Premier Fall Final i cili po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Disa nga skuadrat më të mira të botës po garojnë në turneun Blast Premier Fall Final, ku fituesi i këtij turneu do të sigurojë pjesëmarrjen në BLAST Premier World Final 2022.
Sot (e mërkurë) kanë filluar ndeshjet, ku tetë ekipet janë të ndara në dy grupe dhe do të përballen në Royal Arena në Kopenhagë.
Në grupin A bëjnë pjesë FaZe, OG, Heroic dhe NIP, ndërsa në grupin B bëjnë pjesë Na’Vi, Fluxo, Liquid dhe G2.
Turneu pritet të zgjasë gjithsej katër ditë dhe do të transmetohet në kanalin e Blast Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/