Për çdo vit faqja më e madhe për CS:GO, HLTV zgjedh lojtarët më të mirë, dhe tashmë ka filluar me publikimin e tyre për vitin 2022.
Tashmë publikimi nga vendi i 20 e që shumë shpejt do të arrijë tek vendi i parë, ka filluar, dhe janë mësuar pesë emrat e parë që janë pjesë e kësaj liste.
Në vendin e 20 –të është renditur kapiteni i ekipit Outsiders, Dzhami ‘Jamie’ Ali, i cili ka qenë në formë të mirë gjatë vitit 2022, ku edhe arriti të fitoi turneun e fundit Major që u mbajt në Brazil.
Më pas në vendin e 19 –të është renditur Yuri ‘yuurih’ Santos i ekipit FURIA, i cili gjithashtu ka pasur paraqitje shumë të mira në vitin 2022, disa nga sukseset më të mëdha të tij këtë vit ishin vendi i 3t në ESL Pro League S15, IEM Dallas dhe në IEM Rio Major.
Vendin e 18 –të e zë Lotan “Spinx” Giladi nga ekipi Vitality, me paraqitjet e tij fantastike që i pati së pari tek ENCE, e tashmë edhe tek ekipi aktual.
Gjatë këtij viti arriti që të fitoi vendin e parë në ESL Pro League S16, të dytin në ESL Pro League S15 dhe vendin e tretë në PGL Major Antwerp.
Në vendin e 17 –të renditet David “frozen” Čerňanský i ekipit MOUZ, i cili është njëri ndër lojtarët me përvojën më të madhe edhe pse është vetëm 20 vjeçar.
Suksesi i tij më i madh me ekipin e tij gjatë 2022 ishte vendi i tretë në IEM Rio Major në Brazil.
Vendi i 16 –të i takon një talenti tjetër, i cili bëri bujë të madhe me ekipin Na’Vi, bëhet fjalë për Valeriy “b1t” Vakhovskiy.
Ylli ukrainas arriti që të fitoi turneun Blast Spring Final, vendin e dytë në PGL Antwerp Major dhe IEM Cologne si dhe vendin e tretë në IEM Katowice.
Në vendin e 15 –të renditet Mareks “YEKINDAR” Gaļinskis nga ekipi Liquid, i cili arriti që të bëjë ndryshime të mëdha në rezultatet e ekipit amerikan.
Gjatë vitit 2022, ai ka arritur të zë dy herë vendin e dytë në ESL Pro League S16 dhe Blast World Final, si dhe vendin e tretë në Blast Fall Final.
Këta ishin pesë emrat e parë të publikuar nga HLTV, dhe emrat e tjerë të lojtarëve më të mirë të vitit 2022, do të vazhdojnë të publikohen çdo ditë. /Telegrafi/