Telegrafi

Ka filluar faza e Play-Off në turneun e Valorant – VCT Masters Tokyo 2023

(Foto: HLTV)

Tetë skuadra kanë mbetur në garë, në turneun e Valorant që po zhvillohet në Japoni.

Tashmë faza e grupeve ka përfunduar, dhe katër skuadra janë eliminuar nga gara.

Tetë skuadra kanë mbetur në garë në VCT Masters Tokyo, ku po ndahen çmime në vlerë prej 1 milion dollarësh.

Faza e Play-Off është duke u zhvilluar me format me eliminim të dyfishtë, dhe finalja e madhe do të zhvillohet me datën 25 qershor.

Për fituesin e këtij turneu do të ndahen 350.000 dollarë.

Këto janë tetë skuadrat që vazhdojnë të jenë në garë për çmimin e madh:

Paper Rex
DRX
Fnatic
NRG
Team Liquid
Edward Gaming
LOUD
Evil Geniuses

/Telegrafi/