Tetë skuadra kanë mbetur në garë, në turneun e Valorant që po zhvillohet në Japoni.
Tashmë faza e grupeve ka përfunduar, dhe katër skuadra janë eliminuar nga gara.
Tetë skuadra kanë mbetur në garë në VCT Masters Tokyo, ku po ndahen çmime në vlerë prej 1 milion dollarësh.
Faza e Play-Off është duke u zhvilluar me format me eliminim të dyfishtë, dhe finalja e madhe do të zhvillohet me datën 25 qershor.
Për fituesin e këtij turneu do të ndahen 350.000 dollarë.
Këto janë tetë skuadrat që vazhdojnë të jenë në garë për çmimin e madh:
Paper Rex
DRX
Fnatic
NRG
Team Liquid
Edward Gaming
LOUD
Evil Geniuses
/Telegrafi/