Telegrafi

Ka filluar faza e grupeve në turneun e CS:GO – IEM Cologne

(Foto: HLTV)

Gara po bëhet edhe më interesante në turneun IEM Cologne, ku skuadrat po garojnë për grupin e çmimeve prej 1 milion dollarësh.

Pas mbarimit të fazës Play-In, tashmë ka filluar faza e grupeve, ku 16 skuadra janë të ndara në dy grupe.

Tashmë kanë filluar dy ndeshje, GamerLegion ndaj Monte dhe Cloud9 ndaj fnatic, të cilat zhvillohen në kuadër të grupit A në formatin ‘Bo3’.

Të gjitha ndeshjet janë duke u transmetuar në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.

Ndërkaq ndeshje të tjera do të vazhdojnë të zhvillohen sot dhe në ditët në vazhdim, më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve për sot (e shtunë):

16:00 G2 – Astralis
16:00 ENCE – 9INE
19:30 Heroic – TheMongolz
19:30 Na’Vi – MOUZ

/Telegrafi/