Erik ten Hag është nën presion të madh si trajner i Manchester United për herë të parë pasi pa skuadrën e tij të humbiste gjashtë nga 10 ndeshjet e para të sezonit.
Sipas ESPN, trajneri holandez mendon se nuk mund të jetë aq i ashpër me kritikat e tij ndaj lojtarëve sa do të donte në mënyrë ideale të ishte.
Kjo për shkak se ai ka frikë se ‘brishtësia mendore’ e skuadrës së tij do t’i bënte ata të paaftë për të kuptuar mesazhin e tij dhe kritikat e ashpra mund të kenë një efekt negativ te lojtarët.
Ten Hag ka vënë re gjithashtu probleme me gjuhën e trupit në mesin e anëtarëve të skuadrës, kur rezultatet nuk shkojnë siç duhet.
Ai po bëhet gjithnjë e më i frustruar që mesazhi i tij nuk po shkon siç duhet tek disa anëtarë të veçantë të skuadrës.
Holandezi do të shpresojë se ai mund të motivojë skuadrën e tij për t’u rikthyer në maksimumin e tyre dhe të paktën mund të fitojë ndeshjen në Brentford para pushimit ndërkombëtar. /Telegrafi/