Nëse jeni në dyshime se a duhet apo jo të ndaheni me partnerin, atëherë mos i dëgjonit tjerët – keni parasysh se është vendim personal të cilin duhet ta merrni vet.
Por, kur të vjen koha të ndaleni e ta mendoni mirë situatën në të cilën jeni, zgjedhja duhet të jetë e juaja, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, kur e dini se është koha për t’u ndarë?
Më poshtë i keni disa prej shenjave për të cilat ekspertët thonë se shërbejnë si indikatorë të fortë që më mirë është të ndaheni.
A ju bezdis partneri?
Normalisht, kur shpenzoni sasi të konsiderueshme të kohës me dikë, ai/ajo ka predispozita të bëhet i bezdisshëm. Por, nuk e kemi fjalën për këtë lloj bezdie. Nëse partneri ju bezdis në jetën e tyre të përditshme për çdo gjë të mundshme, atëherë kjo është diçka të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje.
A ka ofendime në lidhje?
Çdo çift fjaloset – ose të paktën çiftet në lidhje të shëndetshme. Është e rëndësishme të fjaloseni. Por nëse e gjeni veten në fjalosje ku ka shumë ofendime, atëherë kjo është shenjë e një problemi më të madh.
A do t’i bënit gjërat më parë vet sesa me atë?
Shpenzimi i kohës në vetmi është diçka tejet e çmueshme e cila na nevojitet të gjithëve. Por nëse filloni të dëshironi që të gjitha aventurat t’i bëni pa partnerin, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë.
A dëshironi të provoni ende?
Vetëm se jeni përgjigjur me “po” në pyetjet e mëparshme kjo jo domosdoshmërish do të thotë se është koha të hiqni dorë nga lidhja. Pas këtyre, duhet ta pyetni veten: a dëshironi të përpiqeni ende? Çdo lidhje i ka të këqijat dhe të metat e veta. Por, nëse në fund të ditës të qenurit pa këtë person ju bën më të pikëlluar sesa kur jeni me të, atëherë ndoshta duhet të provoni ende. /Telegrafi/