Martin Olsson ka qenë për 12 vite pjesë e futbollit anglez, ku në vitin 2007 bëri debutimin në Ligën Premier.
Mbrojtësi i majtë suedez në elitën e futbollit anglez debutoi me Blackburn Rovers, ndërsa qëndroi gjashtë vite tek klubi bardhekaltër.
Pastaj luajti edhe për Norwich Cityn e Swansean, ku me skuadrën uellsiane së fundmi ka luajtur edhe në Championship.
Gjithsesi Olson kishte mbetur nga muaji korrik i vitit 2019 futbollist i lirë dhe më në fund ka gjetur angazhim pas thuajse një viti.
Lojtari ka vendosur të rikthehet në vendlindje ku ka nënshkruar kontratë për tre muaj me klubin e famshëm suedez.
Edhe përkundër krizës së madhe botërore pas coronavirusit, Helsingborg ka pranuar me dëshirë të madhe angazhimin e anësorit, pasi ai ka pranuar të luaj me një pagë minimale.
31-vjeçari për këto tre muaj do të paguhet 10 mijë korona në muaj, apo 910 euro.
“E kuptojmë që është e çuditshme që të nënshkruajmë me një futbollist të madh në këtë situatë, por kur të jepet mundësia të nënshkruajmë me një lojtar si Martin Olsson pa penguar bilancin tonë atëherë e shfrytëzuam”.
“Jemi shumë të lumtur për zemërgjerësinë e Olssonit në këtë rast që pranoi të nënshkruaj për ne”.
“Por ai do të paguhet vetëm 10,000 korona dhe kjo shumë nuk i pengon bilancat tonë”, deklaroi shefi i klubit Robin Lundgren.
Olsson vendosi të rikthehet në shtëpi, pasi në Helsingborg jetojnë edhe familja e tij dhe është qyteti ku është lindur e rritur.
Olsson ka 48 parqitje për Kombëtaren e Suedisë, ndërsa ai ka stërvitur prej kohësh me klubin për të mbajtur formën,
“Është një ndjenjë e bukur ta përfaqësosh qytetin tënd, ku je lindur dhe rritur. Unë thjesht dua të luaj futboll dhe të fillojë përsëri. Këtu janë familja ime, miqtë e mijë dhe kjo më bënë të lumtur. Ishte një vendim shumë i lehtë”, deklaroi Olsson.
Sezoni në elitën e futbollit suedez ishte paraparë të fillojë më 4 prill, por kampionati është pezulluar deri më 31 maj shkaku i pandemisë Covid-19. /Telegrafi/
?✍? | Vi hälsar Martin Olsson varmt välkommen till HIF!
Helsingborgs IF är överens om ett korttidskontrakt med landslagsmeriterade Martin Olsson. Kontraktet gäller till och med den 30 juni och belastar inte klubbens ekonomi överhuvudtaget.
Läs mer ⤵️https://t.co/smxICgQDNW pic.twitter.com/xsXrYVZaaQ
— Helsingborgs IF (@HelsingborgsIF) April 1, 2020