Është 110 kilogramë, por nuk e ka problem të luajë në fazën sulmuese të skuadrës së Wimbledonit.
Adebayo Akinfenwa ka qenë një ndër protagonistët kryesor në barazimin me Accrington me rezultat 2:2.
Në fakt, skuadra e 34-vjeçarit ishte duke pësuar 2:0 kur Akinfenwa realizoi golin e parë për ekipin, transmeton Telegrafi.
Ai nuk e kishte problem që peshën e tij ta ngrehte dhe të shënon gol me kokë.
Në vazhdim të takimit, ai udhëhoqi ekipin drejt barazimit të rezultatit dhe rezultatit përfundimtar, 2:2. /Telegrafi/