Klubi i Karatesë ‘Arena’ nga Peja, më 9 dhjetor festoi trevjetorin e themelimit.
Edhe pse në kushte të vështira dhe përkrahje shumë të vogël nga institucionet, klubi Arena për tre vite tregoi suksese të shkëlqyeshme në garat shtetërore dhe regjionale duke i sjellë klubit, shtetit dhe qytetit të Pejës mbi 100 medalje.
“Tre vjet suksese dhe krenari me nxënësit dhe trajnerët tanë. Klubi ynë, falë punës profesionale dhe përkushtimit të trajnerëve nxori disa kampionë, nënkampionë dhe shumë medalistë të bronztë, po ashtu klubi ynë nxori pesë nxënës kandidatë për mjeshtër.
“Falënderojmë kryesinë e klubit, trajnerët, nxënësit prindërit e tyre, fansat dhe të gjithë ata që na ndihmuan dhe përkrahën nga dita e parë e themelimit. Kryesia e klubit ju uron suksese edhe ne vitin 2017”, thuhet në një njoftim të klubit.