Telegrafi

“Juventusi të dërgoi” – Mourinhon e pret ndëshkimi i rëndë

Sipas gazetës La Stampa, Jose Mourinho mund të dënohet me dy ose tre ndeshje pasi i tha gjyqtarit Luca Pairetto se ishte i deleguar nga Juventusi.

Trajneri portugez u përjashtua nga loja në pjesën e dytë të barazimit 2-2 të Romës kundër Hellas Verona të shtunën. Giallorossët arritën të marrin një pikë, por Mourinho humbi durimin në në kohën shtesë duke bërë një gjest ‘telefonik’ me dorën e tij.

Gazeta La Stampa shton një tjetër detaj që mund t’i kushtojë Mourinhos një pezullim të gjatë.

Gazeta me bazë në Torino raporton se Mourinho i ka bërtitur Pairettos: “Të dërguan këtu me qëllim, Juventusi të dërgoi”. Biankonerët janë pretendentë të drejtpërdrejtë të Romës për një përfundim në top-katërshe dhe janë gjashtë pikë mbi Giallorossët në tabelën e Serisë A.

Vëllai i Pairettos, Alberto ka punuar për Juventusin gjatë tetë viteve të fundit, fillimisht si Shef i Ngjarjeve dhe më pas si Shef i të Ardhurave të Stadiumit. Babai i tyre Pierluigi ishte një ish-gjyqtar i Serisë A, i dënuar pas skandalit Calciopoli.

Pairetto është një nga zyrtarët më me përvojë të Serie A. Ai ka drejtuar 92 ndeshje në ligën më të lartë të Italisë dhe u promovuar si gjyqtar ndërkombëtar shtatorin e kaluar. /Telegrafi/