Juventusi u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga skuadra e Ajaxit, e cila po mahnit futbolldashësit me lojën atraktive që po aplikon.
Pos eliminimit, Zonjës së Vjetër po i kushton edhe në anën financiare ku tash nuk do të mund t’i fitoj 100 milionë euro nga edicioni i sivjetshëm i Ligës së Kampionëve.
Bardhezinjtë e Italisë janë ndalur në kuotën 94.1 milionë euro në total, përfshi shpërblimet e UEFA-s, por pa llogaritur këtu të ardhurat nga biletat në “Allianz Stadium”, teksa vetëm në ndeshjen e djeshme u arkëtuan pesë milionë euro.
Por, humbjet nuk ndalen me kaq pasi që aksionet e kampioni italian në bursën evropiane kanë pësuar rënie.
Aksionet e klubit kanë rënë me 24 për qind, për t’u rriti disi me kalimin e kohës në nivelin -19 për qind krahasuar me një ditë më parë.
Ndryshe, aksionet e Ajaksit në bursën e Amsterdamit janë rritur me 10 për qind. /Telegrafi/