Juventusi ka fituar si mysafir i Parmas me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së 13-të të Serie A.
Zonja e Vjetër e kishte marr seriozisht takimin, duke filluar me sulme që nga fillimi i ndeshjes.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën 23-të, kur suedezi Dejan Kulusevski u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Juventusin që kishin dalur në sulm.
Një harkim në zonë nga Avaro Morata gjeti kokën e Cristiano Ronaldo i cili me një kërcim të bukur shënoi për 2-0.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa Juventusi ishte i intereresuar ta mbyllte sa më parë ndeshjen.
Në minutën e 48-të ishte Cristiano Ronaldo që shënoi për 3-0 me një goditje të bukur me të majtën.
Ndeshjen e mbylli goli me kokë nga Alvaro Morata që shënoi për 4-0.
Juventusi me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve, duke mbajtur vendin e tretë në renditje. /Telegrafi/