Juventusi ka marrë një fitore të lehtë në përballje me Udinesen 4-1.
Trajneri i Zonjës së Vjetër, Maximiliano Allegri kishte pushuar lojtarët startues dhe u kishte dhënë hapësira lojtarëve të rinj.
Rugani, Spinazzola, Emre Can dhe Moise Kean e nisën nga minuta e parë këtë sfidë.
Kean ishte fantastik në këtë takim duke shënuar dy gola dhe duke fituar një penallti të cilën në gol e shëndrroi Emre Can.
18-vjeçari italian Kean ishte lojtari me notën më të madhe në këtë takim, ndërsa me paraqitje të mirë u dallua edhe Bentacur, Emre Can dhe Blaise Matuidi.
Tek Udinese dështoi portieri Musso që morri notën më të vogël në ndeshje, ndërsa paraqitja më e mirë tek mysafirët ishte nga Pussetto. /Telegrafi/