Pas fitores në Old Trafford, Juventusi dëshiron edhe fitoren e dytë ndaj Manchester Unitedit.
Por, këtë herë Zonja e Vjetër do ta ketë edhe më lehtë pasi luan në Torino para tifozëve të vet.
Gjithsesi nuk do ta ketë aspak lehtë pasi Djajtë e Kuq udhëtojnë vetë për fitore, pasi kështu mund të qëndrojnë mbi Valencian në rast se spanjollët fitojnë.
Për Juven me shumë mundësi Juan Cuadrado do të luajë nga minuta e parë, kurse për shkak te lëndimi Man Utd do të luajë pa Romelu Lukakun e lënduar:
Formacioni i mundshëm i Juventusit (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Bentancur; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo.
Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit (4-3-3): De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Mata, Rashford, Martial.
Aktualisht në Grupin H në vendin e parë është Man Utd me nëntë pikë, Man Utd ka katër, ndërsa Valencia dy pikë dhe Young Boys vetëm një. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Xu0BYJ9KqIs