Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka shprehur interesim për mesfushorin e Genoas, Tomas Rincon.
Venezuelasi është te Grifone që nga viti 2014, ndërsa sipas La Repubblica, mund të shkojë te Bianconerët.
Zonja e Vjetër dëshiron ta ofrojë Hernanesin ose Rolando Mandragoran, në një marrëveshje shkëmbimi për 28-vjeçarin.
Juve dëshiron ta blejë lojtarin në janar dhe pastaj mund ta kthejë te klubi aktual në formë huazimi derisa të përfundojë sezoni. /Telegrafi/