Ky takim është vendimtar për të dyja skuadrat që garojnë në Grupin A, pasi që rezultati nga kjo ndeshje do të vendosë nëse njëri ose tjetri ekip do të vazhdojë tutje në Ligën e Kampionëve.
Vendi i parë në Grupin A mbahet nga kampioni i Francës, Bordeaux, që ka 13 pikë dhe tashmë jo vetëm që ka siguruar kualifikimin por edhe vendin e parë në grup.
Zonja e Vjetër dhe Bavarezët do të konkurrojnë për një vend të vetëm në fazën e eliminimit direkt.
Juventusi mund të kualifikohet edhe me barazim, ndërsa Bayernit i duhet vetëm fitorja për të vazhduar tutje.
Lojtarët në dispozicion të Ciro Ferraras
Bardhezinjtë kanë disa probleme me lëndime. Mbrojtësi kryesor Giorgio Chiellini do të mungojë për shkak të lëndimit. Portreti Gianluigi Buffon është në dyshim. Vincenzo Iaquinta mungon prej kohësh, ndërsa sulmuesi tjetër, David Trezeguet kthehet nga lëndimi.
Portierë: Buffon, Chimenti, Manninger, Pinsoglio
Mbrojtës: Cannavaro, Grosso, Molinaro, Grygera, Ariaudo, Legrottaglie, Caceres, Zebina
Mesfushorë: Felipe Melo, Camoranesi, Poulsen, Diego, De Ceglie, Tiago, Salihamidzic, Sissoko, Marchisio
Sulmues: Giovinco, Del Piero, Trezeguet, Amauri
Lojtarët në dispozicion të Louis van Gaal
Luca Toni dhe Franck Ribery nuk do të luajnë kundër Juventusit. Ndërkohë pritet rikthimi i Arjen Robbenit, i cili u lëndua pikërisht në ndeshjen e parë kundër bardhezinjve. Po ashtu do të rikthehet edhe mbrojtësi Daniel van Buyten.
Portierë: Butt, Rensing, Kraft
Mbrojtës: Lahm, Badstuber, Braafheid, Demichelis, Breno, Lell, Contento
Mesfushorë: Schweinsteiger, Tymoshchuk, Pranjic, Altintop, Baumjohann, Ottl
Sulmues: Gomez, Robben, Olic, Klose, Sene
/Telegrafi/