Site icon Telegrafi

Jupp Heynckes trajner i Bayernit deri në fund të sezonit

Trofetë e trajnerit gjerman

Përpjekjet e Bayern Munichut për një trajner të ri kanë përfunduar, së paku për këtë sezon.

Jupp Heynckes do ta marrë drejtimin e skuadrës bavarezë deri në fund të këtij sezoni – bën të ditur Bild.

Kampioni gjerman ka mbetur pa trajner prej se u shkarkua nga posti i tij Carlo Ancelotti.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bayern Munich konfirmon shkarkimin e Ancelottit, tregon zëvendësuesin e tij (Foto)

Strategut italian iu tregua dera pas disa rezultateve negative që kulmuan me humbjen nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve.

Klubi ka vendosur që në pjesën e mbetur të sezonit ta angazhojë trajnerin 72 vjeçar.

Kjo do të jetë hera e katërt në karrierë që Heynckes do ta drejtojë ekipin e Bayernit.

Kujtojmë që ai ka qenë ndër trajnerët më të suksesshëm të bavarezëve në vitet e fundit.

Në vitin 2013, nën drejtimin e Heynckes, klubi gjerman e fitoi tripletën: Ligën e Kampionëve, Bundesligan dhe DFB Pokal. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hWKocCAy9U8

Exit mobile version