Pas prezantimit në panairin e Tiranës, Komuna e Junikut po vazhdon promovimin e potencialeve të saj turistike në skenën ndërkombëtare.
Kësaj radhe, Komuna e Junikut ishte pjesë e ITB Berlin, panairit më të madh të turizmit në botë, ku produkti kryesor që u prezantua ishte shtegu Via Dinarica Kosova, i cili fillon në Junik dhe përfundon në Pejë.
Ky shteg i jashtëzakonshëm lidh malet e Kosovës me rrjetin ndërkombëtar të Via Dinarica, duke ofruar një përvojë unike për adhuruesit e ecjes malore dhe turizmit aventurier.
Prezantimi i Komunës së Junikut në këtë panair është një hap i rëndësishëm për promovimin e Junikut si destinacion kyç për turizmin malor dhe të qëndrueshëm.