Telegrafi

Julian Nagelsmann sqaron arsyen pse nuk u ftua Neuer nga Gjermania

Manuel Neuer është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave për rreth një vit.

Megjithatë portieri gjerman ende nuk ka marrë një ftesë për tu grumbulluar nga Kombëtarja e Gjermanisë ku për një dekadë e mbanë pozitën e titullarit.

E për këtë ka folur edhe trajneri Julian Nagelsmann, duke thënë se të gjithë në Kombëtare janë gëzuar për rikthimin e tij, megjithatë ai nuk ka marrë ftesë.

Nagelsmann ka thënë se nuk e kanë ftuar Neuerin dhe ky vendim ka qenë i përbashkët i tij dhe portierit.

”Të gjithë jemi të gëzuar për rikthimin e Manuel Neuerit në fushë. Edhe pse periudha e pas lëndimit është e freskët, ai ka dhuruar paraqitje për t’u duartrokitur. Kam pasur kontakte me Manuelin dhe kemi rënë dakord se do të jetë pushim. I nevojitet ende kohë për të marrë veten pas asaj sprove të vështirë që pësoi vitin e shkuar”.

Lexo po ashtu Vitin e kaluar theu këmbën, Neuer rikthehet të luajë sërish futboll

“Përparimi në formën e kapitenit të Bayernit është më se i dukshëm pas çdo ndeshjeje. I bindur se brenda një kohe të shkurtër do të shohim më të mirën prej tij”.

“Shkëmbejmë ide vazhdimisht mes njëri-tjetrit në platformën ‘WhatsApp”, çka do të thotë se kemi lidhje të fortë profesionale”, tha Julian Nagelsmann. /Telegrafi/