Site icon Telegrafi

Jules Kounde mbajti një qafore floriri kundër Polonisë dhe tifozët bënin pyetjen se a lejohet

Jules Kounde u pa duke mbajtur një qafore gjatë ndeshjes së tyre në fazën e 16-të të Kampionatit Botëror kundër Polonisë.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar, i cili është paraqitur në tre ndeshje në Botëror, mund të shihet duke mbajtur një zinxhir gjatë pjesës së parë të ndeshjes të së dielës në stadiumin “Al Thumama”.

Më në fund, në minutën e 41-të, gjyqtari Jesus Valenzuela udhëzoi Kounden të hiqte qaforen dhe së shpejti, një anëtar i stafit të dhomës së pasme të Francës thirri lojtarin e Barcelonës për t’ia hequr atë.

Por, a lejohet? Manuali i “IFAB Laws of the Game” thotë qartë se një lojtar nuk duhet të përdorë pajisje ose të veshë asgjë që është e rrezikshme.

Sipas seksionit të sigurisë, thuhet: “Të gjitha sendet e bizhuterive (zingjir, unaza, byzylykë, vathë, shirita lëkure, shirita gome, etj.) janë të ndaluara dhe duhet të hiqen. Përdorimi i shiritit për të mbuluar stolitë nuk lejohet”.

“Lojtarët duhet të inspektohen para fillimit të ndeshjes dhe zëvendësuesit para se të hyjnë në fushën e lojës”.

“Nëse një lojtar ka veshur ose përdor pajisje ose stoli të paautorizuara/të rrezikshme, gjyqtari duhet ta urdhërojë lojtarin që t’i largojë ato”.

“Një lojtar që refuzon të pajtohet ose heq gjësendet, duhet të paralajmërohet”, thuhet më tej në rregullore. /Telegrafi/

Exit mobile version