Ish-trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui i është vetofruar Manchester Unitedit.
Brenda disa orë pasi Jose Mourinho u shkarkua, përfaqësuesit e trajnerit spanjoll ishin në kontakt me ndërmjetësit e Djajve të Kuq.
Trajneri i papunë thuhet se ka pranuar që të drejtoj skuadrën deri në fund të sezonit dhe me mundësi të zgjatjes së bashkëpunimit mes tyre.
Thkeosjmë se Lopetegui ishte shkarkuar nga Real Madridi muajin e kaluar dhe u zëvendësua me Santiago Solarin.
Megjithatë, trajneri i Moldes, Ole Gunnar Solskjaer pritet të konfirmohet sot si menaxher i përkohshëm i Unitedit.
Edhe Zinedine Zidane dhe Diego Simeone përmenden si alternativat e skuadrës angleze, e cila është në krizë të rezultateve.
Ndryshe, United aktualisht zë pozitën e gjashtë me 26 pikë, përkatësisht ka 19 sosh më pak se lideri, Liverpooli. /Telegrafi/