Telegrafi

Jude Bellingham thyen rekord në Euro 2020: Bëhet lojtari më i ri që debuton në histori të Kampionatit Evropian

Jude Bellingham ka thyer rekord qysh në startin e Euro 2020, në fitoren 1-0 të Anglisë ndaj Kroacisë.

Talenti i Borussia Dortmundit që përfaqëson Anglinë, është bërë lojtari më i ri që luan në histori të Kampionatit Evropian.

Bellingham u fut në lojë në minutën e 82-të, duke zëvendësuar Harry Kanen, e që pikërisht aty edhe bëri hapin historik.

Lexo po ashtu Anglia fiton me mjaft mund ndaj Kroacisë në Wembley

Si 17 vjeçar e 349 ditë, anglezi u bë lojtari më i ri që debuton në Kampionatin Evropian dhe po ashtu lojtari më i ri i Anglisë që luanë në këtë garë apo edhe në Kupën e Botës.

Lojtari që mbante rekordin ishte Jetro Willems i Holandës si 18 vjeç e 71 ditë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >