Telegrafi

“Ju lutem, a mund të kemi Erling” – Brightoni me komentet qesharake në postimin e Dortmundit

Brighton iu lut Borussia Dortmundit që t’ua shesë Erling Haalandin në një shkëmbim gazmor në Twitter.

Nën një postim, skuadra gjermane u kërkoi tifozëve të etiketojnë një person tjetër që do të përqafonin, The xG Philosophy e etiketoi Brightonin.

Brighton u përgjigj duke thënë: “Të habitur që nuk ju kemi bllokuar tbh”.

Lexo po ashtu Jo vetëm klubet, Puma dhe adidas në ‘luftë’ për nënshkrimin e Haaland

Dortmundi u përgjigj: “Jo ajo që prisnim të shihnim në komente tbh”.

Skuadra e Ligës Premier më pas i kërkoi Dortmundit t’u shiste atyre asetin e tyre më të çmuar, Haaland.

Ata thanë: “Ju lutem, a mund të kemi Erling”.

Tifozët e Brighton nuk janë shumë të entuziazmuar për ta parë norvegjezin në Amex, mes disa shakave se Danny Welbeck është më i mirë. /Telegrafi/