Telegrafi

A ju kujtohet kinezi që “luajti” te Manchester United: Ai është kthyer në “Old Trafford” për herë të parë pas 15 vitesh

Ndër historitë më të çuditshme në futbollin anglez, ka spikatur gjithmonë ardhja e Fangzhuo Dong nga Dalian në Manchester United në vitin 2004, dhe ish-lojtari kinez u pa në “Old Trafford” për herë të parë pas 15 vitesh.

Fangzhuo Dong (38) nuk është një futbollist aktiv për një kohë të gjatë. Bota u befasua pasi ai u transferua nga Kina direkt te Manchester United në vitin 2004. Ai nuk luajti në “Old Trafford”, ai u huazua në Antëerp dhe bëri vetëm një paraqitje në Ligën Premier.

Kinezi u larguan zyrtarisht nga Manchester United në vitin 2008 dhe u kthyen në vendin e tij dhe më pas luajti në Poloni, Armeni, Portugali dhe Kinë, ku i dha lamtumirën në vitin 2015.

Megjithatë, mediat në Angli u befasuan me rikthimin e Dong në Old Trafford pas 15 vitesh. Sot ai është fotografuar në “Teatrin e Ëndrrave” nën shoqërinë e legjendave të klubit Denis Irwin dhe Wes Brown.

Në shoqërinë e tyre Dong ka ndjekur ndeshjen kundër Lutonit dhe fitoren e ish-skuadrës së tij me rezultat 1-0.

Instagrami zyrtar i Manchester United ka postuar një video ku shihet lojtari kinez duke përqafuar ish-shokun e skuadrës Ëes Broën.

“Gëzohem që të shoh. Ti dukesh mirë,” dëgjohet Brown duke i thënë Dong në video.

Arsyet e sjelljes së Dong direkt nga Kina nuk janë sqaruar asnjëherë, ndonëse shumë e kanë “akuzuar” Unitedin se kjo marrëveshje ka natyrë thjesht komerciale, për të kënaqur miliona tifozë në Azi. /Telegrafi/