Site icon Telegrafi

A ju kujtohet Cristian Chivu – ai u bë trajner dhe do të përpiqet të shpëtojë klubin e famshëm nga rrëzimi nga Serie A

Futbollisti legjendar rumun, Cristian Chivu, ka ndërtuar karrierën e trajnerit në vitet e fundit, pasi e ka mbyllur karrierën e tij si lojtar gati 11 vite më parë në fanellën e Interit. 

Ai ka punuar për Interin për një kohë të gjatë si trajner në kategoritë e të rinjve të gjigantit milanez dhe sot ka marrë detyrën e parë të pavarur në një ekip të njohur. 

Chivu mori përsipër skuadrën italiane Parma, e cila largoi Fabio Pecchian pas tre vitesh, i cili u shkarkua pas humbjes nga Roma fundjavën e kaluar, pas së cilës klubi nga stadiumi “Ennio Tardini” mbeti në zonën e rënies në tabelën e Serisë A. 

 

Parma është dy herë fituese e UEFA Cup dhe fitues i Kupës së Fituesve të Kupës 1993 dhe gjithashtu ka fituar tri herë Kupën e Italisë. 

Chivu e mbylli karrierën e tij në 2014 me Interin, ku la gjurmë të thella, duke luajtur për Nerazzurrët për shtatë vjet dhe duke bërë 169 paraqitje. Ai bëri karrierë edhe për Romën dhe Ajaxin. 

Chivu ka bërë 75 paraqitje për Kombëtaren e Rumanisë dhe tani ai ka për mision të shpëtojë Parmën. Ai do të debutojë në bankinën e Parmës të shtunën, ku presin Bolognan. /Telegrafi/

Exit mobile version