Telegrafi

Ju ka braktisur? Mbijetoni gjashtë javët e para

Java e parë
I tregoni secilës shoqe dhe i qaheni nëse ajo dëshiron t’ju dëgjojë. Nga fonoteka juaj largojini të gjitha këngët prekëse apo ndonjë këngë tjetër dashurie. Dhe mos harroni: ish-dashnori juaj ka humbur shumë më shumë se ju.

Java e dytë Zhdukni të gjitha shenjat. Silluni sikurse asnjëherë nuk ka ekzistuar. Flini në atë anë të krevatit, në të cilën ka fjetur ai, po ashtu shitni apo jepjani dikujt të gjitha gjërat e tij, që rastësisht i keni në shtëpinë tuaj.

Java e tretë
Një hakmarrje e vogël. Shokëve të tij tregoju për disa fshehtësi të tij, që askush nuk i di. Ia dërgoni ndonjë dhuratë që nuk e adhuron. Mesiguri pas të gjitha këtyre gjërave do të ndjeheni më mirë.

Java e katërt Për vete mendoni pozitivisht, dilni nga shtëpia. Të gjitha gjërat shikoji me optimizëm dhe e buzëqeshur. Ia jepni numrin e telefonit ndonjë djaloshi të bukur dhe caktoni një takim, por pas disa ditësh. Thuaji se do të shkosh në udhëtim dhe për këtë shkak nuk mund të takoheni.

Java e pestë
Dilni me shoqet. Organizoni ndonjë shëtitje në natyrë ose në vikend shtëpizën e dikujt, ku mund të kënaqeni me shoqëri.

Java e gjashtë
Shkoni çdo mbrëmje ku jeni të ftuar. Në vende të tilla më siguri do të përfitoni. Mund të njiheni me njerëz të ndryshëm dhe të argëtoheni mirë. I telefononi tipit dhe i thoni se jeni kthyer nga rruga.