Site icon Telegrafi

Ju dhembë shpina? Këto poza seksi janë ideale për ju

Sipas zbulimit të shkencëtarëve kanadezë nga universiteti Waterloo, pozat më të mira për femrat që kanë dhembje shpine janë të ashtuquajturat poza misionare, pastaj doggy style.

Këto dy poza femrave më së shumti i përshtaten nëse ndiejnë dhembje në shpinë, transmeton Telegrafi.

Ky hulumtim është interesant, sepse njëherë dokumenton mënyrën në të cilën boshti kurrizor lakohet gjatë marrëdhënies seksuale, ndërkaq shkencëtarët kanë theksuar që poza “lugë” pikërisht është më e papërshtatshmja për femrat të cilat kanë dhembje në shpinë.

“Është besuar që poza ‘lugë’ ndihmon te dhembjet e shpinës, sepse në njëfarë mënyre zbut ndjeshmërinë e nervave dhe transmeton ngarkesën e indeve. Mirëpo, hulumtimi e demanton këtë, ndërkaq i kemi bërë shikim lakimit të boshtit kurrizor dhe muskujve përreth saj.

Poza popullore është pikërisht më e keqja për femrat që kanë dhembje shpine, ka sqaruar Natalie Sidorkewicz, drejtuese e hulumtimit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version