Telegrafi

JPMorgan e interesuar të investojë në Twitter?

Fondi prej 450 milionë dollarëve i kësaj kompanie i investuar në Twitter shpreson të përvetësojë më shumë se 10 për qind të biznesit, duke e llogaritur kështu vlerën totale të kësaj faqeje në 4.5 miliardë dollarë.

Ende nuk bëhet e ditur nëse JPMorgan do të bëjë investim direkt në kompaninë e njohur të internetit, apo nëse ky fond do të synojë të blejë aksionet ekzistuese nga aksionarët e Twitter.

Dhe nëse ndodh të jetë kështu, atëherë blerësi potencial i këtyre aksioneve do të duhet të marrë aprovim paraprak nga Twitter.

Sipas burimeve të cilat janë të afërta me planet e kompanisë JPMorgan thuhet se marrëveshja për blerjen e këtyre aksioneve ende nuk është përfunduar, ndërsa analistët thonë se një hap i tillë nga JPMorgan e pason atë të rivalit Goldman Sachs e cila ka investuar në Facebook. / Telegrafi /