Site icon Telegrafi

Joshja: çështje “nuhatjeje”

Një nga instinktet më të natyrshme për çdo specie të natyrës, është ajo e ruajtjes së vetes dhe të riprodhimit. Qeniet njerëzore, në këtë kuptim, nuk bëjnë përjashtim: këtë e vërteton një studim, sipas të cilit mashkulli është në gjendje të “nuhasë” ditët në të cilat femra është më pjellore, si pasojë e aromës së lëkurës së femrës.

Sipas asaj që shkruhet në revistën Ethology, kjo aftësi dallimi dhe ndryshimi dhe niveli i ndryshëm i tërheqjes karshi aromave të femrës, janë vetëm një pjesë e mekanizmit të rafinuar përgjatë evolucionit, me qëllim që t’i japë mashkullit sinjale për të kuptuar se kur është e gatshme partnerja e vet për riprodhim dhe kur jo.

Sinjalet e trupit varen nga një përzierje feromonesh dhe, edhe specia njerëzore, edhe pse e pajisur me aftësi të tjera ndërveprimi, nuk bën përjashtim në riprodhim dhe në çlirimin e këtyre substancave, të cilat shpërhapen kryesisht nëpërmjet djersitjes. /Telegrafi/

Exit mobile version