Telegrafi

Josheni, të mos ju harrojë pas takimit të parë

Nëse dëshironi që gjatë bisedës të theksoni diçka, atëherë reagoni duke e prekur në dorë apo gjunjë, duke e shikuar drejt e në sy, për të lënë përshtypjen se jeni plot me vetëbesim, shprehi kjo që një mashkull e ka të vështirë t’i bëjë ballë.

Për t’i lënë përshtypjen se me të vërtetë edhe ju jeni e interesuar rreth tij, shikojeni nga thembrat e deri tek koka, me një buzëqeshje vrasëse. Kur t’ju pyet rreth profesionit tuaj, atëherë zgjidhni temën, e cila ju mbush me entuziazëm, për shembull flisni për orët kur mësoni të luani në kitarë apo si planifikoni pushimet vjetore.

Josheni me disa mënyra të thjeshta, duke përdorur gjuhën e trupit, duke lëvizur kraharorët apo duke kafshuar buzën. Në këtë mënyrë ai fillon t’i imagjinojë gjërat aty për aty, e pjesë e asaj imagjinate jeni vetëm ju. /Telegrafi/