Telegrafi

Josheni me aromën afrodiziake

Njëra nga aromat më të mira e cila në mënyrë të theksuar forcon dëshiron seksuale te meshkujt është Cedri (Cedrus Libani). Vaji esencial është një zgjedhje më e mirë sesa uji me bazë cedri, kështu që qitni disa pika në qafë dhe i dashuri juaj me afsh do të t’ju bjerë në përqafim.

Gjithashtu, stimulues është edhe vaji “paçulia” (Patchouli), i cili ndihmon me rastin e normalizimit të nivelit të hormoneve në trup, andaj edhe nxit ndjenjën dhe dëshirën për të bërë seks.

Nëse i dashuri juaj ka probleme me relaksimin në banjë me avull qitni disa pika vaji bergami.
Partnerin në tërësi do ta “çmendni”, nëse gjatë lojërave tuaja seksuale përdorni xhenxhefil, qoftë kur është fjala për vajrat esenciale, parfumet… – notat e ëmbla dhe aromatike të kësaj bime do të nxisin vrull erotik.

Vanilja vepron në sistemin qendror nervor andaj nxit dëshirën seksuale edhe te meshkujt, edhe te femrat. Banjat e përbashkëta me avull në të cilën do të hidhni pika vanilje, do të sjellin kënaqësi të përbashkët. /Telegrafi/