Telegrafi

Jose Mourinhos ishte gati që të jepte autografe dhe te bënte foto me tifozët – por njëri nga ta e gjuajti me top bore dhe ai u largu menjëherë

Jose Mourinho vendosi të mos firmoste autografe pasi një tifoz e gjuajti me top bore në Norvegji, para ndeshjes me Bodo/Glimt.

Skuadra e tij Roma luajti ndaj skuadrës norvegjeze në Ligën e Konferencës së Evropës sonte dhe Mourinho deshi t’i përshëndeste disa prej tifozëve një ditë para ndeshjes.

Ai po shkonte drejt një grupi tifozësh që ishin mbledhur në një gardh pranë vendit ku ishte vendqëndrimi i Romës.

Edhe në të ftohtë e acarë, Mourinho deshi t’i bënte foto dhe të firmoste rekuizita për të pranishmit që bërtisnin emrin e tij.

Por një tifoz përfundoi duke e prishur të gjithëve festën pasi hodhi një top bore në drejtim të ish-shefit të Chelsea, Interit dhe Real Madrid.

Ndonëse topit i borës nuk e goditi, Mourinho u largua, duke mos firmosur asnjë autograf.

Në fund të klipit që po bën xhiron në internet, shihet një anëtar i sigurimit që u drejtohet fansave – i pakënaqur me gjestin e tyre. /Telegrafi/