Jose Mourinho është akuzuar prej Federatës së Futbollit të Anglisë për shkak të komenteve që bëri në lidhje me gjyqtarin Anthony Taylor.
Ky i fundit është caktuar gjyqtar i takimit të vlefshëm për Ligën Premier mes Liverpoolit dhe Manchester United.
Mourinho ka ngritur pyetje nëse Taylor do të jetë në gjendje të gjykojë, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se do ta ketë të vështirë që të paraqes një performancë shumë të mirë”, tha shkurt Mourinho.
Ndryshe, United mbrëmë triumfoi kundër Manchester Cityt me rezultat 1-0 në kuadër të Kupës së Ligës. /Telegrafi/