Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka thënë se dënimi i Manchester City me para, pasi ju largua dënimi prej dy vitesh mospjesëmarrje në garat evropiane është i turpshëm.
Portugezi është ndalur të flas për rikthimin e Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, pasi ishte dënuar me dy vite.
“Nuk e di nëse Manchester City është me faj apo jo, por në të dy rastet, ky vendim është i turpshëm”.
“Nëse “citizens” nuk kanë gabuar, atëherë pse duhet ët gjobiten me 10 milionë euro?”
“Nga ana tjetër, nëse kanë gabuar, sërish kemi vendim të turpshëm, pasi duhej pezulluar”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/