Site icon Telegrafi

Jose Mourinho do të ishte trajner ideal për Newcastlen, ish-futbollisti ua propozon sheikëve portugezin për të arritur sukses

Jose Mourinho shihet si trajner ideal për Newcastle United nga ish-futbollisti anglez Danny Mills, por ai ka kontratë trevjeçare me Romën.

Klubi i Ligës Premier sapo ka përfunduar blerjen, me vlerë rreth 325 milionë euro, nga fondi saudit i investimeve PIF.

Ata po përgatiten të derdhin para në afatin kalimtar, ndërsa puna e parë e tyre supozohet të jetë shkarkimi i trajnerit aktual Steve Bruce, por kërkohet edhe gjetja e një pasardhësi të denjë për ambiciet e klubit.

Conte është trajner i lirë pasi mbylli para kohe kontratën e tij me Interin me pëlqimin të ndërsjellë, ndërsa ka përvojë edhe në Ligë Premier me Chelsean.

Sidoqoftë, ai duket se nuk është i impresionuar nga ideja e marrjes së një klubi në mes të sezonit, veçanërisht pas një fillim kaq të keq të edicionit.

Ish-futbollisti Danny Mills ka sugjeruar se Mourinho do të ishte kandidati ideal, vetëm disa muaj pasi u shkarkua nga Tottenham.

“Nëse flisni për dhënien e parave për të ndërtuar një ekip dhe për të qenë relativisht i suksesshëm, unë do të shkoja me Mourinhon”, ka thënë Mills.

“Nëse i jepni Jose para të mjaftueshme dhe e lejoni atë të bëjë atë që dëshiron të bëjë, ai do t’ju udhëheqë drejt suksesit më shpejt se ndoshta dikush tjetër”.

“Neëcastle mund të ecë ngadalë dhe të mbijetojë këtë sezon. Sezonin e ardhshëm do të jetë për mesin e renditjes, pastaj të synojë gjashtë të parët”, deklaroi ai në talkSPORT.

Mourinho ka kontratë trevjeçare me Romën dhe deri më tani ka nëntë fitore dhe dy barazime në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version