Jose Mourinho mund të mbetet përjetësisht te Manchester United.
Pavarësisht se “Djajtë e Kuq” kanë një distancë prej 13 pikësh nga Chelsea që janë në krye, drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm t’i ofrojnë ‘Special One’ rinovimin e kontratës deri më 2025.
Jose Mourinho dhe drejtuesit e Djajve të Kuq besojnë se projekti i tyre, për ta ringritur skuadrën në nivelet më të larta të futbollit evropian shumë shpejt do t’i japë frytet e tij.
Dëshira e klubit anglez është ta kthejnë teknikun e tyre në pasuesin e Alex Ferguson i cili qëndroi për 27 vite në krye të stolit.
Portugezi sipas tyre është njeriu i duhur dhe për t’i ardhur në ndihmë në mënyrë që United të rikthehet në lavdinë e dikurshme, padyshim që do të duhen edhe ndërhyrjet me blerje të reja.
Dëshira e Jose Mourinho është që të ulë moshën mesatare të futbollistëve.
Për ta realizuar këtë gjë, ai ka edhe një listë me emrat e futbollistëve që kërkon t’i transferojë në Old Trafold.
Në krye të saj qëndron sulmuesi i Altetico Madrid, Antoine Griezmann që kushton 70 milionë euro. /Telegrafi/