Site icon Telegrafi

Jose Mourinho shpërthen në lot pasi e dërgoi Romën në finalen e Ligës së Konferencës – ai mund të futet në histori

Jose Mourinho ka shpërthyer në lot, teksa udhëhoqi skuadrën e tij Romë në finalen e Ligës së Konferencës, me një fitoren të marr në shtëpi ndaj Leicester City.

Mourinho ka fituar në 22 vitet e tij si trajner deri më tani të gjithë trofetë ku ka marr pjesë, por të enjten mbrëma ai pati një mundësi shumë unike.

Pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës me Leicesterin, Mourinho e dinte se një fitore në shtëpi do të siguronte një vend në finalen e parë të kompeticionit që do të mbahet në Tiranë.

Liga e Konferencave është e re këtë sezon, dhe është niveli i tretë i garave të UEFA-s, dhe falë një goli të Tammy Abraham në pjesën e parë, Mourinho mund të jetë fituesi i parë i këtij trofeu.

Për dikë që ka fituar kaq shumë trofe në karrierën e tij, tifozët mund të kishin menduar se ‘Special One’ nuk kishte asnjë interes për këtë garë, por pasi u mbyll ndeshja kundër Leicesterit, ai ishte dukshëm i emocionuar sa filloi të qante.

 

Trajneri e ndjeu atmosferën në stadium, pasi që ishte i mbushur në përkrahje të skuadrës romake.

59-vjeçari fitoi për herë të parë një garë evropiane në vitin 2003, kur udhëhoqi ekipin e tij Porto drejt fitores në UEFA Cup, duke mposhtur Celtic në finale.

Një vit më vonë ai kompletoi të jashtëzakonshmen, kur fitoi Ligën e Kampionëve me të njëjtin ekip, duke mundur Manchester Unitedin në rrugën për në final.

Skuadra e Mourinhos mundi Monacon në finale, pasi skuadra franceze kishte mundur Chelsean në gjysmëfinale.

Trajneri portugez sa i përket garave evropiane, ka fituar Ligën e Kampionëve dhe me Interin, ndërsa një ligë të Evropës e ka fituar edhe me Manchester Unitedin.

Feyenoord është kundërshtari i radhës në finale i Jose Mourinhos.

Portugezi mund të bëhet trajneri i parë që fiton tre gara evropiane, nëse arrin triumfin në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

Exit mobile version