Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është duke e përgatitur skuadrën për ndeshjen me Tottenham Hotspur, por që ka gjetur kohë që t’i shkruajë një letër një tifozi 94 vjeç.
Tifozi jetëgjatë, Fredrick Schofield është duke u përmirësuar në spital pas një sulmi që kishte në kokë, ndërsa trajneri portugez i ka shkruar një letër frymëzuese dhe prekëse.
“Në kohët e fundit jemi njoftuar të gjithë për përkushtimin tuaj të mrekullueshëm për Manchester Unitedin”, thuhet në fillimin e letrës së Mourinhos.
“Unë thjesht doja t’ju shkruaja për t’ju falënderuar për mbështetjen tuaj besnike dhe përkushtimin ndaj klubit. Entuziazmi i tifozëve vazhdon të më mahnitë mua”.
“Unë, lojtarët dhe stafi janë të gjithë duke menduar për ty”.
Trajneri 55-vjeçar shumë shpesh kritikohet për personalitetin e tij të ftohët, por ky gjest i fundit është dëshmi e angazhimit të tij për t’u angazhuar me tifozët.
Nipi i Schofield Kevin është ai që e ka zbuluar letrën edhe pse është një tifoz i madh i Manchester City.
“United ka tejkaluar pritjet e mia. Pasioni i futbollit në qytetin tonë është i mahnitshëm, na ndan, por mund të na bashkojë kur është e nevojshme”.’
United ka fituar çdo ndeshje deri më tani në 2018.
Ndeshja e radhës është shumë e vështirë pasi luajnë në Wembley të mërkurën ndaj Tottenhamit të Mauricio Pochettinos. /Telegrafi/