Jose Moutinho ka vazhduar me fitore me skuadrën e tij Tottenham, ku po qëndron afër zonës së Ligës së Kampionëve.
Pas fitores ndaj Aston Villas me rezultat 3-2, Tottenham gjendet në vendin e pestë me 40 pikë.
Ai ka folur për vendin e pestë që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke thënë se shumë klube tani kanë apetite.
“Vendi i 5-të të çon në Ligën e Kampionëve? Nuk vlen vetëm për ne. Është një dritare që hapet për shumë skuadra. Ai pozicion që dukej larg, tani nuk është më. Arsenali, Evertoni, Sheffield, Wolves… të gjithë mendojnë se kanë një shans”.
Në fund nuk mungoi edhe një frazë thumbuese për dënimin e Manchester Cityt.
“Nuk hyj të bëj llogaritë e UEFA-s, sepse po t’i bëj, më duhet të pyes nëse skuadra që u rendit në vend të dytë në 2018-ën (Man United) do të shpallet kampion, apo jo?”, ka pyetur ai.
Manchester City është dënuar me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane dhe 30 milionë euro. /Telegrafi/