Nuk kishte asnjë shenjë të Jose Mourinhos në qendrën stërvitore të Manchester United të mërkurën në mëngjes, ku yjet e skuadrës kanë ardhur me kohë.
Lojtarët ishin parë duke vozitur në Carrington për seancën e sotme, por trajner i tyre që tani është nën presion mungonte.
Trajneri portugez nuk u pa duke e lënë hotelin Lowry, ku edhe jeton në Mançester.
Makina e tij u largua nga hoteli luksoz dhe shkoi në Aon Training Complex, vetëm pa Mourinho në të.
Mourinho ka shpërthyer në konferencë për shtyp të hënën, ku pësoi ndaj Tottenhamit.
Ai ka kërkuar respekt nga mediat, ndërsa u fol se kryesia ka votuar që ai të qëndrojë në krye të skuadrës.
‘Special One’ është tani favoriti kryesor për tu larguar nga stoli nga të gjithë trajnerët kryesor. /Telegrafi/