Telegrafi

Jose Mourinho lidhet me një rikthim befasues në postin e trajnerit, kësaj radhe te gjiganti i Bundesligës

Sipas raportimeve të mediave gjermane, trajneri i shkarkuar nga Roma, Jose Mourinho, po mëson gjermanisht dhe po përgatitet për të marrë drejtimin e Bayern Munichut.

Trajneri u shkarkua nga Roma muajin e kaluar, pavarësisht se kontrata e tij do të skadonte më 30 qershor, ku u zëvendësua nga Daniele De Rossi.

Ai pritej të kthehej në Ligën Premier ku Newcastle United kishte shprehur interesim, ndërsa edhe klubet nga Saudi Pro League ende janë në kërkim të portugezit, ku më parë kishte refuzuar propozimet nga ky vend.

Megjithatë, drejtuesi i Bild, Christian Falk pohon këtë mbrëmje se Mourinho po kalon kohën e lirë duke mësuar gjermanisht dhe duke u përgatitur për një përvojë të re në Bundesligë.

Duke marrë parasysh tensionin rreth rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të fundit për Bayern Munich, Thomas Tuchel mund të mos zgjasë qëndrimin deri në fund të sezonit.

Mou tashmë ka fituar titullin e kampionit në Portugali, Itali, Angli dhe Spanjë, kështu që kjo do t’i lejonte atij të shtonte të pestin vend në koleksionin e tij.

Carlo Ancelotti mbetet trajneri i vetëm në histori që ka fituar të pesë ligat kryesore evropiane. /Telegrafi/